Arrestohet hajni i tretë për vjedhjen e bagëtive dhe të traktorit në këtë fshat të Drenicës
Është arrestuar hajni i tretë i dyshuar për vjedhjen e bagëtive në rajone të ndryshme të Kosovës dhe për vjedhjen e një traktori në Terrnac të Skenderajt që ka ndodhur me 18 shkurt të këtij viti.
Sipas policisë, i dyshuari së bashku me dy të arrestuarit e djeshëm, bagëtitë e vjedhura në rajone të ndryshme përmes rrugëve malore dyshohet se i kishin dërguar në Serbi, transmeton DrenicaOnline.
“Fshati Terrnac, Skenderaj 18.02.2024 – 03:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (i treti) kosovar i cili dyshohet se në bashkëpunim edhe me kryes të tjerë kishin vjedhur makineri bujqësore-traktor dhe bagëti në rajone të ndryshme të Kosovës dhe përmes rrugëve malore dyshohet se i kishin dërguar në Serbi”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./DrenicaOnline/