Batisje te shtëpia e Sylejman Selimit, pamje nga vendi i ngjarjes
Shtëpia e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik, është duke u bastisur nga mëngjesi.
Gazetari i T7, Selamir Qerimi po qëndron te shtëpia e tij, prej ku ka dërguar fotografi. Para shtëpisë së tij shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Gazeta Express ka provuar të marrë një konfirmim nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, por i njëjti nuk është përgjigjur.
Ndërkohë, avokati Tomë Gashi, i cili më parë ka qenë avokat i Selimit, ka thënë se nuk ka informacione.
Sipas raportimeve të mediave, aksioni po kryhet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.