Voziti 263 km/h nga Arllati në drejtim të Mleqanit, policia ja ‘fut’ një gjobë 300 euro
Me datën 08.02.2024 në një video incizim të shpërndarë në rrjete sociale ishte publikuar vetura BMW e cila në fshatin Mleqan-Malishevë, drejtohej me shpejtësi 263 km/h, në zonën e kufizuar të shpejtësisë në 100 km/h.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka ndërmarr masat e duhura operative dhe hetimore dhe ka arritur të identifikoj veturën dhe shoferin i cili kishte bërë kundërvajtjen. Të njëjtit, në përputhje me ligjin për trafikun rrugor, ju është shqiptuar gjoba treqind (300) euro, tri (3) pikë negative si dhe ju është shqiptuar edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh.
Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut.