U gjet e vdekur në shiritin emergjent të autostradës, krejt çka dihet deri tash për vdekjen e 23 vjeçares

Mediat raportuan mbrëmë për një rast të rëndë që ka ndodhi në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, ku në skaj të rrugës u gjet pa shenja jete një vajzë.

Siç mori vesh sinjali, viktima që u gjet e vdekur është Olena Kozii (shtetase e huaj), e moshës rreth 23-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia dhe ka bërë të ditur se viktima u gjet në shiritin emergjent të autostradës, teksa vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 20:00, në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ drejtimi Ferizaj-Prishtinë km i 24-të, patrulla  policore e autostradës, ka vërejtur një person të shtrirë  në rrugë (shiritin emergjent). Policia ka njoftuar emergjencën, mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete. Në vend- ngjarje kanë dalë njësitet relevante për trajtimin e rastit, po ashtu ka dalë edhe prokurori. Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet ne IML për obduksion.”

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë