Juliana Nuran shpejt mund ta shohim të ulur në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Modelja nga Drenica në emisionin ‘Gallatë’ me Arben Ahemtin ka konfirmuar se do t’i hyjë politikës.
“Dua ta ndaj me ju një ekskluzivitet, se shpejti do të më shihni në politikë”, ka thënë Nura në emisioni ‘Gallatë’ në Kanal10.
Ish finalistja e BBVK nuk ka dashur të zbuloj me shumë detaje se cilës parti do t’i bashkohet.
“Të ardhmen gjithsesi e shoh vetën në politikë. Mendoj që diaspora duhet t’i kthehet vendlindjes dhe kjo është arsyeja pse do të angazhohem në politikë”, ka thënë Juliana Nura raporton gazeta10.
Ajo ka thënë se misionin e saj për ngritjen e zërit të gruas shqiptare dëshiron ta avancoj edhe përmes hyrjes në politikë.