Vdes një person në Rezallë derisa po tentonte ta fikte zjarrin në pronën e tij

Pas pranimit të një informate për një person të lënduar në Rezallë të Skenderajt, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku në një fushë kanë hasur viktimën mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. 

Dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar ta shuaj  zjarrin që  ishte duke u djegur një  fushë e lirë dhe një pjesë e pyllit (malit) pronë e tij,  e cila është lokalizuar nga njësiti zjarrfikës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë