Ngjarja e rëndë në Skenderaj ku humbi jetën tragjkisht një punëtor – Policia jep detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në një vendpunishte në fshatin Qirez të Komunës së Skenderajt.

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e lëndimeve të rënda që ka pësuar pasi dyshohet se e ka zënë ekskavatori.

Lajmin për sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku siç bëhet e ditur viktima i takon moshës madhore.

“Bazuar në  informatat fillestare, sot rreth orës 13:43, është raportuar se në një  vendpunishte  në fshatin Qirez të Skenderajt, në  rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë