Pamje e detaje të rënda nga aksidenti tragjik në Hungari, vetura e viktimave u përfshi nga zjarri

Detaje e pamje të rënda janë publikuar nga aksidenti tragjik në Hungari, ku humbën jetën dy mërgimtarë nga Kosova, të rinj në moshë. Siç raportoi Sinjali, viktimat Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, familjarë mes vete, nuk arritën t’i bëjnë ballë plagëve të rënda.

Kushtrimi e Jetmiri fatkeqësisht u aksidentuan me një kamion në Hungari, teksa po vinin në Kosovë. Pak sekonda pas përplasjes, vetura e viktimave u përfshi nga zjarri, me ç’rast njëri nga viktimat pësoi edhe djegie.

Lajmin për vdekjen e tyre tashmë e kanë konfirmuar edhe familjarët e tyre, të cilët thanë se miqtë e të afërmit do të njoftohen për ceremonitë e varrimit.

Pamje të rënda nga aksidenti kanë publikuar mediat hungareze:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë