Policia jep detaje për zjarrin që shpërtheu në depon e parketit në Komoran

Është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie të parketit në Komoran të Drenasit, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka.

Edhe nuk dihet se si është shkaktuar zjarri.

“Gllogoc / 01.01.2024 – 07:22. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri depoja e një kompanie për prodhimin e parketit. Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë