Kapet me drogë në këtë fshat të Drenicës, prokurori e liron

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në Klinë të Epërme të Skenderajt, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 4.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, transmeton DrenicaOnline.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/
.