Pensionohet zyrtarja komunale, Flora Krasniqi

Sot, më rastin e ditëlindjes, pas një angazhimi më shumë se 4 dekada në administratën komunale, është pensionuar Flora Krasniqi.
Me rastin e pensionimit, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka dhënë mirënjohje për kontributin e dhënë më shumë se 4 dekada në administratën komunale të Drenasit dhe varësen e punuar nga gratë e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas.
Kryetari Lladrovci ka uruar shëndet e harmoni në familje për Flora Krasniqin.
Flora Krasniqi, ka qenë e angazhuar në administratën komunale të Drenasit që nga fundvitet e 70-ta dhe ka punuar më shumë se 40 vite, ku ka qenë punëtore e dalluar dhe ka qenë udhëheqëse e shumë projekteve që janë zhvilluar në Komunën e Drenasit. Boshllëku që do të lë Krasniqi në administratën komunale do të jetë mjaft i madh.