Aksident trafiku në rrugën Arllat – Malishevë, përfshihen dy automjete (VIDEO)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Arllat – Malishevë, ku janë përfshirë dy automjete, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë me dije një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamionetë.
Sipas pamjeve shihet se janë shkaktuar dëme materiale, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.