Aksident i rëndë trafiku në Arllat, vetura godet reklamen e metalit të një pompe të naftës [Foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së martës në rrugën Arllat-Malishevë.m, transmeton portali DrenicaOnline.
Vetura të cilën e shihni në foto ka goditur reklamen gjigante të metalit të një pompe të derivateve afër shkollës në Arllat.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme ndërsa për gjendjen shëndetësore të personit apo personave që ndodhëshin në veturë, ende nuk dihet.
DrenicaOnline do t’iu mbajë të informuar për rastin…