Lladrovci: Përkrahja e biznesit dhe lehtësimi i procedurave e të bërit biznes, është prioritet yni

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar menaxherin e TDI Balkans, Iftach Ben Shlomo, me të cilin ka diskutuar detajet e kontratës që pritet të nënshkruhet së shpejti me të cilën kompania do të investojë rreth 29.5 milion euro në panelet diellore.

“Përkrahja e biznesit dhe lehtësimi i procedurave e të bërit biznes, është prioritet yni”, ka shkruar Lladrovci dhe ka shtuar se Komuna e Drenasit është zemra e Kosovës!

Postimi i plotë:

Në takimin e sotëm me menaxherin e “TDI Balkans”, z. Iftach Ben Shlomo, ishte rast të diskutojmë detajet e kontratës që pritet të nënshkruhet së shpejti me të cilën kompania do të investojë rreth 29.5 milion euro në industrinë e energjisë së ripërtëritshme, në panelet solare.

Përkrahja e biznesit dhe lehtësimi i procedurave e të bërit biznes, është prioritet yni. Të hyrat e komunës nga kjo kontratë dhe punësimi dhe përparësitë tjera rreth furnizimit me energji do të ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve. Komuna e Drenasit është zemra e Kosovës!

https://www.facebook.com/photo?fbid=122115472544122814&set=pcb.122115472598122814

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë