Policia në Skenderaj konfiskon një armë zjarri

Sot, rreth ores 04:00, Policia në Skenderaj, në nje pikë kontrolli kanë konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë me pesë (5) fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.
Konfiskimini armës është bërë pas kontrollit të detajuar në veturën e të dyshuarit. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari mashkull/kosovar 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tije është iniciuar rast për vepr penale: ,,mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’.