Lladrovci: Shpifjet nuk kaluan, mashtruesit, ideatorët dhe mbështetësit e mashtrimit u demaskuan

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se “shpifjet nuk kaluan, mashtruesit, ideatorët dhe mbështetësit e mashtrimit u demaskuan, por, çadra që po bartin, nuk do t’i mbroj të gjithë nga drejtësia”.

Ai që diti të japë urdhër për hapje të profileve të rreme, ka mentorë të rrejshëm që çojnë në dënime të gjyqit, ka shkruar ai në rrjetin social.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Bedeli, ka gjetur motive për shpifje në ekipin që e rrethonte dhe urdhëroi të hapen me dhjetra profile false për shpifje e ngacmime.

Thëniet e Bedelit më shumë e ilustrojnë vetë atë se sa të tjerët, me “kauza” propaganduese, me linçime e etiketime, me theks të veçantë fyerjet kundër grave dhe vajzave shembullore drejtoresha, asambleiste e kandidatet për asamble.

Natyrisht se nga ata që e mbështetën mashtrimin me “kauza”, mund të jenë përfituesit më të mëdhenj të PDK-së, “akademikët – patriotë të vonuar”.

Ai që diti të japë urdhër për hapje të profileve të rreme, ka mentorë të rrejshëm që çojnë në dënime të gjyqit.

Po e sjell në vëmendje, njërin nga dhjetëra profilet false, e ku pjesa dërmuese e tyre ishin me emra të grave dhe vajzave, ku njëri nga ta ishte me emrin “Rina Gashi” se çfarë i shkruan zyrtareve të PDK-se që po angazhoheshin ta çojnë përpara misionin e Partisë Demokratike dhe themeluesve të saj Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Shpifjet nuk kaluan, mashtruesit, ideatorët dhe mbështetësit e mashtrimit u demaskuan, por, çadra që po bartin, nuk do t’i mbroj të gjithë nga drejtësia!

https://www.facebook.com/share/p/SgRMMPt7tjP9eDjn/?mibextid=WC7FNe

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë