Mësohet identiteti i të lënduarve në aksidentin e rëndë në Komoran

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Komoranit, nga i cili kanë mbetur katër persona të lënduar.
Dy të lënduarit S.B. dhe K.R. nga Klina janë në gjëndje të rëndë sipas ekipeve mjekësore.
Ndërsa i treti A.E. nga Baica e Lipjanit, flitet që është në gjendje kritike ku besohet të këtë marrë lëndime serioze.
Ndërsa i lënduari i katërt është në gjendje më të mirë shëndetësore, transmeton Drenicasot.