Lladrovci: Tashmë qytetari e kuptoi se kush ishte pretendent për qeverisje në Drenas

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në vazhdën e demaskimit të fenomenit të ulët të shpifjeve nga profilet fallso, pas dënimit të personit nga gjykata me vendim të formës së prerë, ka publikuar në rrjetin social një shkrim dhe godet autorët që fshihen pas postimeve.
“Tashmë qytetari e kuptoi se kush pretendonte të qeveriste me ta, pra, persona që nuk guxojnë të dalin përball e të ballafaqohen me fakte por përdorin profile fiktive, të cilët traditë e specialitet e kanë shpifjen”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë në fb:
Të marrësh përgjegjësi edhe për ideatorët, të pranosh se ke gabur, të kërkosh falje për veprimet e tilla të kundërligjshme, pastaj të vazhdosh të krenohesh me këto veprime në rrjetet sociale, kur dihen ofendimet dhe shpifjet që janë përdorur ndaj të gjithë atyre që nuk kanë menduar si “subjekti” juaj politik, është më shumë se e ulët.
Është shumë e rëndësishme të dëgjoje që ideatorët dhe sponsorizuesit e këtyre profileve fallso a i kanë kërkuar falje ish Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës për ofendimet e bëra, veçmas ata që kanë përfituar duke u thirrë dhe duke e keqpërdorur emrin e tij.
Ky “subjekt” së bashku me sponsorizuesit dhe ideatorët, duhet ta kuptojnë se Partia Demokratike e Kosovës, në veçanti dega në Drenas, do të kërkojë llogari për këta persona që thirreshin në emër të PDK-së e në të njëjtën kohë fyenin e ofendonin të gjitha figurat e veçmas vajzat e gratë e PDK-së, në mënyrat më të ulta të mundshme.
Këta që po ju duket vetja “faktor”, duhet ta kuptojnë një gjë, ne prapë do të shihemi në gjykatë, por këtë herë për shpifjet që janë bërë nga ai profil, por që kërkimfalja në këtë proces nuk do të vlejë. Në të njëjtën kohë, duhet të mendojnë se kush do të financojë pagesat e dënimeve, pasi që me shumë gjasë një numër i madh i padive do të dorëzohen nga të gjithë ata të cilët u fyen e u bënë shpifje për ta.
Tashmë qytetari e kuptoi se kush pretendonte të qeveriste me ta, pra, persona që nuk guxojnë të dalin përball e të ballafaqohen me fakte por përdorin profile fiktive, të cilët traditë e specialitet e kanë shpifjen.
https://www.facebook.com/share/p/GJhGd4QREoB9gwkp/?mibextid=WC7FNe