E reja vdiq në një aksident, kryetari i komunës ia publikon fotografinë dhe ngushëllon familjen
Policia sot ka njoftuar se një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Gërmovë të Vitisë.
Emrin dhe fotografinë e saj e ka publikuar kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, përmes faqes së komunës.
Në një postim në Facebook, ai ka ngushëlluar familjes dhe gjithë ata që e kanë njohur të ndjerën.
“E nderura familje Sylejmani! Me dhembje të thellë pranuam lajmin për humbjen tragjike të Jehona Sylejmanit nga fshati Gërmovë e Vitisë. Në këto çaste të vështira,të pikëllimit ne ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohen atë dhe bashkëndjejmë me ju në këto çaste të pikëllimit.Ngushëllime!”, ka shkruar ai.