Lladrovci: Popull mik finlandez, gëzuar Dita kombëtare e Finlandës!
Kryetari i komunës së Drenasit, mori pjesë në shënimin e Ditës kombëtare të Finlandës, të organizuar nga Ambasada e këtij shteti mik me Republikën e Kosovës.
“Finlanda ishte pranë nesh në momentet më të rëndësishme gjatë historisë tonë të re, duke promovuar zgjidhje për situatën në të cilën gjendeshim”, ka vlerësuar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij në fb:
Në festën kombëtare të Finlandës, sonte e përgëzova ambasadorin Matti Nissinen, njëherësh popullin mik finlandez, me dëshirat më të mira për prosperitet, bashkëpunim dhe miqësi të përhershme me Republikën e Kosovës.
Finlanda ishte pranë nesh në momentet më të rëndësishme gjatë historisë tonë të re, duke promovuar zgjidhje për situatën në të cilën gjendeshim. Ish Presidenti finlandez Ahtisaari, si njohës i thellë i konflikteve, mbetet i nderuar përjetësisht si një nga kreatorët e pavarësisë tonë.
Popull mik finlandez, gëzuar Dita kombëtare e Finlandës!