Si u vra nga Bandat Kriminale në Francë ish-ushtari i UÇK-së?
Veli Sadiku 55 vjeçar nga Mitrovica për më shumë se 15 vite ka jetuar në Dijon të Francës. I njëjti gjatë kohës së po flinte në banesën e ku të pranishëm ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët, u godit nga plumbi i kallashnikovit dhe mbeti i vdekur në vend.
Për vdekjen e ish-ushtarit të UÇK-së ka folur nipi i tij i cili ka treguar se Veliu nuk ka pasur lidhje me bandat kriminale, por ka qenë viktimë e përleshjes së tyre. Edhe autoritetet franceze e kanë konfirmuar se 55 vjeçari nga Kosova nuk ka qenë cak i gjuatjes me armë
Familja katër anëtarëshe Sadiku me prejardhje nga Mitrovica, ka 15 vite që jetonin në Dijon të Francës.
Por mesnata e së shtunës ishte fatale për kryefamiljarin, Veliun, i cili gjatë kohës sa ishte në gjumë u godit nga plumbat e kallashnikovit dhe nuk arriti të dal i gjallë nga kati i parë i banesës.
Visar Sadiku, nipi i ish-ushtarit të UÇK-së, për RTV Dukagjini ka rrëfyer se si nisi ngjarja tragjike.
Visar Sadiku, Nipi ka thënë se “Këto informacione janë, janë gju ato dy grupet në mes veti, ky ka qenë flejtë. Qysh ka shënu aty, në orën një të natës ose kah ora 12 e diçka ka ndodhur rasti, edhe ato dy bandat kriminale janë kapur në mes vete për shkak të drogës që e kanë shitur ai ka jetu aty edhe ja kanë fut kallash ata njëri tjetrit”
Numri i të vdekurve ka mundur të jetë edhe më i lartë. Në banesë përpos Veliut, të pranishëm ishin edhe bashkëshortja e tij, vajza 23 vjeçe dhe djali 24 vjeç.
Familja Sadiku sipas nipit nuk ishte cak i sulmit.
Visar Sadiku, Nipi ka shtuar se “(do të thotë ky nuk ka pasur të bëjë asgjë me ata). Jo jo, ky veq që ka jetu, shembull, se këtu në Francë nëpër hyrje të banesave shesin drogë, edhe ky në hyrje aty e ka pasur dhomën afër aty, nuk ka qenë ky caku. Por e ka kapur plumbi i kallashit aksidentalisht. Krejt familja kanë qenë fjetur aty.”
Mediat franceze raportojnë se Prokurori i rastit, Olivier Caracotch ka konstatuar se 55 vjeçari nga Mitrovica ishte viktimë e të shtënave që nuk ishin të destinuara për të.
Sipas prokurorit personat që udhëtonin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ndërtesave ku mbeti i vdekur Veli Sadiku. Shumica e familjes së tij ka më shumë se një dekadë që jetojnë në Francë.
“Veli Sadiku me rrethin e tij të gjerë kanë shtëpi këtu në lagjen e njohur si “Tuneli i Parë” në Mitrovicë. Sipas familjarëve pas procedurave të obduksionit, trupi i tij do të sillet për t’u varrosur në vendlindje.”
RTV Dukagjini ka kërkuar informacione zyrtare nga Ministria e Jashtme e Kosovës lidhur me këtë rast, por të njëjtit gjatë ditës nuk janë përgjigjur.