Doktori nga Drenasi specializon në Klinikën Neurologjike Pediatrike të Shkupit
Doktori i ri kosovar, Haki Jashari me sukses e ka përfunduar sub-specializimin e mjekësisë në drejtimin e Neurologjisë Pediatrike.
Jashari këtë specializim e ka kryer në Klinikën Pediatrike të Shkupit dhe pas përfundimit me sukses të këtij gradimi, ka falenderuar Klinikën e Pediatrisë në Shkup, veçanërisht Prof. Filip Duma dhe gjithë ekipin në departamentin e Neurologjisë Pediatrike, siç ka thënë Jashari për mbështetjen e pakursyer ndaj tij.
Me rastin e këtij specializimi të doktorit kosovar, ai personalisht ka pasur edhe një falenderim të përzemërt për familjen e ngushtë, që thotë se ishin shtylla e tij gjatë gjithë këtij udhëtimi.
Vlen të ceket se Doktori Haki Jashari rrjedh nga një familje doktorësh të profilizuar në lëmi të ndryshme.