Lladrovci: Parimet e qeverisjes së mirë janë punë ditore jona

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në takimin ku u hap Faza e dytë e Programit ELoGE “Çmimi Evropian i Qeverisjes së Shkëlqyer në Kosovë”, me mikpritës kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri.

Çdo vit, jemi në krye të vlerësimeve, jo vetëm për performancë komunale në nivel nacional, por edhe në mesin e komunave që përmbushin 12 parimet e qeverisjes së mirë, në nivel rajonal, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, në Pejë, mora pjesë në takimin e ftuar nga Agjencia për Demokraci Lokale, me ç’rast u hap Faza e dytë e Programit ELoGE “Çmimi Evropian i Qeverisjes së Shkëlqyer në Kosovë”, ku mikpritës ishte kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri.
 
Para një viti, në Shkup, kemi qenë komunë me performancë të shkëlqyer, me ç’rast jemi vlerësuar me globin që simbolizon 12 parimet e qeverisjes së mirë. Çdo vit, jemi në krye të vlerësimeve, jo vetëm për performancë komunale në nivel nacional, por edhe në mesin e komunave që përmbushin 12 parimet e qeverisjes së mirë, në nivel rajonal.
 
Programi ELoGE, ka për qëllim vlerësimin e përmbushjes së 12 parimeve të qeverisjes së mirë, të përcaktuara nga Këshilli i Evropës, i financuar nga Këshilli Evropian dhe zbatohet nga Shoqata Evropiane për Demokraci Lokale, MAPL dhe komunat.

https://instagram.com/p/CzrFmCZNzxk/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë