VV e Drenasit nderon jetën dhe veprën e dëshmorit Abedin Bujupi
Kryetarja e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, në Drenas, Egzona Tërdevci, deputeti, Gani Krasniqi dhe aktivistë të Qendrës bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit, Abedin Bujupi.
Shpirti i idealistit dhe çlirimtarit nuk mund të jetë asnjëherë i qetë kur vendi i tij është në robëri. I tillë ishte dëshmori, Abedin Bujupi. I cili që në fillim të angazhimit të tij për lirinë e vendit, nëpërmjet lëvizjs ilegale, qe përndjekur nga regjimi serb, për çka u detyrua të largohet nga vendi.
Megjithatë, edhe pse larg atdheut veprimtarinë e tij nuk e ndali asnjëherë.
Nga mërgimi vazhdoi angazhimin e tij së bashku me Fehmi Lladrovcin dhe veprimtarë tjerë, me të cilët më pas kthehet në atdhe për t’iu përgjigjur armikut ashtu siç e meritonte, me pushkë e me luftë.
Luftëtarët si Abedini, na sollën çlirimin dhe lirinë që gëzojmë sot. Sakrifica dhe kontributi i tyre do të nderohet e përkujtohet brez pas brezi.
Lavdi dëshmorit, Abedin Bujupi dhe gjithë dëshmorëve të Kombit.