Stacioni i Autobusëve në Drenas pritet të funksionalizohet në Ndërmarrje Publike Lokale, regjistrohet edhe në ARBK

Kryetari i Komunës se Drenasit, Ramiz Lladrovci, me Kryetaren e Komisionit Komunal të Aksionarëve, Rinore Zymeri, pritën në takim Zymer Zekaj, Kryesuesin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” Drenas SH.A.
Në takim u diskutua për regjistrimin si dhe për procedurat e mëtejme për funksionalizimin e plotë të Ndërmarrjes. Së shpejti, pritet të hapet llogaria bankare, rregullimi i vulave, fushëveprimtaria e ndërmarrjes, aktivitetet dhe përgjegjësitë e ndërmarrjes, etj.
Në takim u bisedua për kapitalin themeltar të ndërmarrjes i përcaktuar sipas statutit, zhvillimi i ndërmarrjes në njësi të qëndrueshme në shërbim të qytetarëve me ç’rast, kryetari Lladrovci premtoi përkrahje të plotë.