Arrestohet një femër e armatosur në Drenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është shoqëruar në stacion policor në Skenderaj një femër, pasi asaj i është gjetur një pistoletë.

Arma pa leje është konfiskuar ndërsa me rastin po merret njësiti përkatës i policisë.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarës është hapur rasti për armëmbajtje pa leje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë