Diola Dosti ishte e ftuar dje në rubrikën “Mos i bjer me Top” të “E diell”, kur i ndodhi një e papritur. Ronaldi i kishte përgatitur një kurth gjatë intervistës.
Një gjarpër ra tek këmbët e Diolës, e cila u tremb aq shumë bashkë me moderatoren Eriola Doçi.
Diola tha se i ka fobi gjarpërinjtë dhe mezi mblodhi veten për të vazhduar intervistën.
“Unë i kam fobi… po pse pikërisht gjarpër. Ta mbash mend, shpresoj të mos kem bërë ndonjë skenë. U tremba, sepse i kam fobi gjarpërinjtë, ta paça borxh domethënë”, tha Diola.