Kushëriri i Adem Jasharit dhe luftëtari i lirisë, detyrohet të bëhet banor i shtëpsë së të moshuarve, rrëfimi i tij shumë prekës

Ragip Jashari, nga Prekazi i Skenderajt është banori më i ri i Shtëpisë së të moshuarve Jetimat e Ballkanit. Ragipi është njeriu i shumë skarificave, njeri i luftës çlirimtare, kusheri i komandantit legjendar Adem Jashari. Kështu ka njoftuar humanisti Halil Kastrati.

Postimi i plotë i Kastratit:

Halil, a e pijm nga nje kafe bashke!

Ragip Maliq Jashari, eshte banori me i ri i Shtepise se te moshuarve Jetimat e Ballkanit

Me degjuar rrefimin e tij eshte shume prekes, te rrenqethet mishi e trupi, eshte njeriu i shume skarificave, njeri i luftes çlirimtare, kusheri i komandantit legjendar Adem Jashari

Baci Ragip eshte vetem me Bashkeshorten e tij dhe nuk kane femije, i lodhur nga vuajtjet dhe semundjet e ndryshme ishte e domosdoshme qe te aplikonte te ne qe te pakten ta kete kujdesin e shendetit te tij

Zoti e ruajt bacin Ragip edhe krejt banoret tjere

Zoti i shperblefte bamiresit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë