Bie në pranga i mituri në Drenas, dyshohet se sulmoi disa persona

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një i mitur, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht disa persona.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 17:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur) për shkak se kishte sulmuar fizikisht viktimat meshkuj kosovarë duke ju shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
.
.