VIDEO | Aksident i rëndë në Strellc të Deçanit, rrokulliset vetura – VIDEO

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një tjetër aksident pas atij me fatalitet në Lëbushë, ka ndodhur mbrëmë në fshatin Strellc të Deçanit.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura është rrokullisur dhe ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Nuk dihet se sa persona janë të lënduar dhe si është gjendja e tyre shëndetësore.
Kujtojmë se i riu 22-vjeçar, Egzon Vishaj, humbi jetën në një vetaksident të rëndë mbrëmë në Lëbushë të Deçanit, teksa mbetën të lënduar tre persona tjerë.
Sipas Policisë, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast shoferi i automjetit ka humbur kontrollin mbi timon dhe është përplasur për një shtylle të betonit.
Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.