Shpërthen zjarri në dy objekte në Komoran, policia jep detaje

Mbrëmjen e sotme, dy objekte në Komoran janë përfshirë nga zjarri, një punëtori dhe një shtëpi, për shkaqe akoma të panjohura.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha nuk ka të lënduar nga ky incident.

Zjarri është lokalizuar, ndërsa në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe Policia.

“Sot rreth orës 20:30, është raportuar se në Komoran, dy objekte (një punëtori dhe një shtëpi) janë përfshirë nga zjarri.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë