Komuna e Drenasit ju prezanton një tjetër projekt të madh (Foto)

Komuna e Drenasit po vazhdon me projekte tjera me rëndësi infrastrukturore, “Ridizajnimi dhe rregullimi i rrugës “Adem Mula”, Parkingut dhe Trotuarit te Blloku i kuq në qendër të Qytetit”.
Ky projekt, sipas drejtorit për infrastrukturë Endrit Gllareva, përfshinë zgjerimin dhe rregullimin e rrugës “Adem Mula”, si dhe trotuarit me parking te Blloku i Kuq në qendër të Drenasit, një hapësirë prej 3.000 m2.
Përveç që do të krijohen hapësira të reja të parkingjeve, do të bëhet pastrimi dhe rregullimi i hapësirës në qytet. Po ashtu, do t’i jap qytetit pamje të bukur me një dizajn modern.
“Kontrata është lidhur, dhe projekti do të realizohet në kuadër të planit investiv kapital të buxhetit të vitit 2023 të komunës së Drenasit, përkatësisht Drejtorisë për Infrastrukturë Lokale”, ka thënë Gllareva.