Ky është i riu i cili humbi jetën në aksident, kryetari i komunës ngushëllon familjen

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lëbushë të Deçanit.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramoshaj ka thënë se në këto momente të rënda për familjen Vishaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, transmeton DrenicaOnline.

“I tronditur nga lajmi për vdekjen aksidentale të të riut Egzon Vishaj nga Belegu i Deçanit.
Në këto momente të rënda për familjen Vishaj, ndajmë dhembjen me ta dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Deçanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen.
Zoti ju dhashtë forcë që ta kaloni këtë dhembje! BR”, ka shkruar Ramosaj në profilin e tij në facebook.

Përveç Egzonit i cili humbi jetën, edhe tre të tjerë ndodhen në Spitalin e Pejës duke u trajtuar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë