“Ridizajnimi dhe rregullimi i 450 parkingjeve tjera”, projekt tjetër shumë i rëndësishëm për qytetarët e Drenasit!

Ky projekt përfshin rregullimin e parkingut te Qendra Tregtare në Drenas, një hapësirë prej 10.000 m2, apo 450 parkingje tjera për qytetarët.
“Përveç që do të krijohen hapësira të reja të parkingjeve, do të bëhet edhe pastrimi dhe rregullimi i hapësirës në hyrje të qytetit. Po ashtu, do t’i jap qytetit pamje edhe më të mirë, duke bërë edhe balancimim të vrullit të ndërtimeve të cilat do të kenë hapësirë të mjaftueshme për parkingje”, ka thënë Endrit Gllareva, drejtor i Infrastrukturës Lokale në Drenas.
Kontrata është lidhur dhe projekti do të realizohet në kuadër të planit investiv kapital të buxhetit të vitit 2023-2024 të komunës së Drenasit, përkatësisht Drejtorisë për Infrastrukturë Lokale.