Pamje ekskluzive: Momenti kur sulmohet fizikisht punëtori i “Prishtina Parking”

Sot u raportua për sulmin fizik ndaj një punëtori të ndërmarrjes “Prishtina Parking” nga një qytetar, në rrugën “Johan V Hahn” në kryeqytet, derisa ishte në kryerje të detyrës. Rasti është raportuar në Polici, por sipas ndërmarrjes i dyshuari është lënë i lirë dhe për këtë kanë kërkuar që të ndërmerren veprime.
Sipas burimeve të Sinjalit, personi që dyshohet për këtë rast është Gazmend Demolli, i cili po dyshohet se i ka penguar dy punëtorë të kësaj ndërmarrje, teksa ishin duke kryer kontrolle për parking – njërin prej të cilëve e ka sulmuar.
Sipas njoftimit të “Prishtina Parking”, pamjet e sulmit janë deponuar në Polici me rastin e denoncimit, por që i dyshuari është liruar.
“Sulmi ka ndodhur më datën 13 Tetor 2023, në rrugën “Johan V Hahn” në Prishtinë. Për këtë sulm janë njoftuar Policia e Kosovës, si dhe u janë ofruar pamjet të cilat në mënyrë tejet të qartë paraqesin sjelljen tejet korrekte dhe profesionale të zyrtarëve tanë ndaj qytetarit në fjalë, e po ashtu paraqesin sulmin brutal dhe të paprovokuar nga qytetari ndaj zyrtarit të N.P.L. “Prishtina Parking”.