“Më kapi për fyti”- Asamblisti i VV-së në Lipjan denoncohet për sulm

Një qytetar nga Lipjani, Ymer Troshupa, e ka denoncuar në Policinë e Kosovës një rast të kanosjes, ku pretendon se është sulmuar nga një asamblist i Vetëvendosjes.

Troshupa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është kërcënuar nga asamblisti i VV-së në Kuvendin Komunal të Lipjanit, Alban Salihu.

Sipas Troshupës, Salihu e ka kapur atë për fyti derisa kanë qenë në një pompë të derivateve.

“Ju njoftoj se sot në mëngjes rreth orës 08:30 në Exfiss pika te autostrada jam kërcënuar nga asamblisti i Vetëvendosjes Alban Salihu. Rasti është hapur në polici dhe janë marra masa ndaj kërcënuesit”, ka deklaruar ai.

“E ftoj edhe institucionin e Exfisit që të merr masa ndaj tij pasi që kërcënimet e tilla ndaj konsumatorëve janë të dëmshme edhe për biznesin”, tha ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë