Gjendet në Fushë Kosovë autobusi i vjedhur në Prishtinë (FOTO)

Mbrëmë u raportua se një autobus i kompanisë nga Ferizaj “Azizi Company” është vjedhur në Prishtinë.
Pas këtij rasti pronarët e kompanisë janë aktivizuar në kërkim të autobusit, të cilët kanë alarmuar edhe Policinë e Kosovës.
Veriu.info mëson se autobusi është gjetur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.
Ndryshe, vjedhja e autobusit dyshohet që ka ndodhur rreth orës 18:15 pranë pompës së derivateve ‘Exfis’ të rrethi i Spitalit në Prishtinë.
FOTO nga vendi i gjetjes së autobusit në Bresje: