Edhe një projekt shumë i rëndësishëm për qytetarët e Drenasit!
Rregullimi i tregut në Drenas – Parking, një hapësirë prej 5000 m2 për qytetarët tanë. Tregu i Drenasit do të rregullohet në lokacionin aktual të tregut në Drenas.
“Ideja e këtij projekti është rregullimi i tregut për ditën që është e caktuar e “Enjte”, ndërsa ditëve të tjera mund të shfrytëzojnë qytetarët e Drenasit për parking (6 ditë të javës). Pra, ky projekt përmbush dy qëllime në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Endrit Gllareva, drejtor për infrastrukturë në Komunën e Drenasit.
Kontrata është lidhur dhe projekti do të realizohet në kuadër të planit investiv kapital të buxhetit të vitit 2023-2024 të komunës së Drenasit, përkatësisht Drejtorisë për Infrastrukturë Lokale.