Tragjedia në Obiliq/ Policia deklarohet për DrenicaOnline për vdekjen e fëmijës

Një fëmijë i moshës 5 vjeçare është zhdukur në fshatin Raskovë të Obiliqit.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se më të marrë njoftimin, është mobilizuar dhe ka dalë në kërkim. Përmes njoftimit, kjo shoqatë deklaron se fatkeqësisht fëmija është gjetur pa shenja jete.

Rastin për DrenicaOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:15, është pranuar informata ndërlidhur me dyshimet për rënien në lum të një fëmije  rreth pesë vjeç, në fshatin Raskovë të komunës së Obiliqit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, tha Borovci.

Ai shtoi se po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë