Mbyllet lokali “Apetit” në Malishevë ku pati helmime, AUV: Higjiena ishte e ulët në kuzhinë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të lokalit në Malishevë ku u helmuan mbi 30 persona, të cilët po trajtohen në QKUK.

Siç bën të ditur AUV, në lokal është kryer inspektimi ku është vërejtur gjendje jo e mirë e hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës.

“Inspektorët bashkë me policë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta ‘’Apetit Doner’’. Fillimisht është ndaluar puna dhe sherbimi i lokalit. Pastaj ka nisur kontrolli i detajuar i të gjitha hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës. Gjendja e pergjitheshme jo e mirë. Janë evidentuar të gjitha produktet prezente ne lokal. Aty kryesisht jane gatuar ushqime te shpejta: Hamburger, doner, tost piza etj. Është marrë origjina e produketeve prezente, është gjurmuar procesi i gatimit deri të produktet finale per konsum”, thuhet në njoftim.

Tutje, AUV thotë se janë duke e monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacientëve.

“Janë marrë 3 mostra të produkteve ushqimore mishrat e gatura, majoneza dhe sosa. Të gjitha mostrat janë marrë sipas procedurës standarde për dërgim në laborator. Lokali është mbyllur përkohësisht deri në nxjerrje të rezultateve të analizave laboratorike”.

“Nesër do vazhdohet me marrjen e strishove nga hapësirat dhe mjetet e punës. Janë vizituar përsëri pacientet për të parë gjendjen shëndetësore. Të gjithë pacientet deri më tani rreth 40 janë duke marrë trajtim mjekësorë ne QKMF Malishevë. Disa janë dërguar në Spitalin regjional në Prizren. Jemi duke monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacientëve. Të gjitha autoritete kompetente janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet. Jemi ende në terren për të mbajtur situatën nën kontroll”, thuhet tutje në njoftimin e AUV-it.

Ndryshe, drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, ka bërë të ditur se numri i të helmuarve në Malishevë, ka shkuar në 61.

“Deri tani në këto momente kur po flasim, janë evidentuar 61 raste të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Gjendja për momentin më e rëndë është e një fëmijë të moshës gjashtëvjeçare. Komplikimet e tij janë për momentin dridhjet, ethe, temperaturë dhe ka një çrregullim të sistemit nervor”, është shprehur ai për Klanin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë