Gazetari nga Drenasi: Specialja liron Hysni Gucatin, javën e ardhshme vjen në Kosovë

Gjykata Speciale ka aprovuar e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.
Lajmin e ka bërë me dije gazetari, Astrit Gashi nga Drenasi.

Gashi ka thënë se Gucati do të jetë në Kosovë javën e ardhshme.
“Lirohet Hysni Gucati, ndërsa Gjykata Speciale bën skandalin e radhës ndaj Nasim Haradinaj të cilit nuk i aprovon kërkesën për lirim të hershëm!”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.