Lirohen nga akuza për korrupsion dy ish-zyrtarët e Drenasit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Xhafer Ramaj (ish-shef i sektorit të Gjeodezisë) dhe Sheshfet Morina (ish-shef i sektorit të Kadastrit në Komunën e Drenasit), të cilët akuzoheshin se në cilësinë e personave zyrtarë kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tyre.

Në këtë rast, Shefqet Morina dhe Xhafer Ramaj tash pensionistë, akuzoheshin se gjatë një periudhe tetëvjeçare, nuk kishin respektuar procedurat ligjore me rastin e ndërrimit të destinimit të tokave bujqësore në toka ndërtimore në Drenas.

Aktgjykimi ndaj Morinës dhe Ramajt, u shpall të hënën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Sulltane Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale e cila iu vihej në barrë.

Shpenzimet e procedurës penale bien në barrë të mjeteve buxhetore të kësaj gjykate.

Ndërsa, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, pala e dëmtuar – Komuna e Drenasit është udhëzuar në kontest civil.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë