Zhduket një grua me foshnjën e saj në këtë fshat të Drenicës

Të enjten, në stacionin e policisë në Skenderaj është paraqitur një person, i cili ka raportuar se një ditë më parë nga shtëpia kishte dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh dhe sipas ankuesit deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e se mërkurës në fshatin Marinë të Skenderajt.

Policia ka njoftuar se njësitet e saja janë duke hetuar rastin e hapur si person i zhdukur.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë