Rasti tragjik në Abri të Drenasit: Ky është personi qe u gjet i vdekur në një bunar në pyll

Pas disa ditësh është gjetur pa shenja jete një person nga fshati Abri e Epërme e Drenasit, i cili ishte shpallur i zhdukur që disa ditë dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij. Fatkeqësisht ai u gjet i vdekur në një bunar në pyllin e fshatit, raporton rajoni.
Burimet e portalit kanë bëre me dije se bëhet fjalë për I. Sylka. I ndjeri ishtë ish- i burgosur në Dubravë e Nish në vitin 1999 ku edhe mori trauma psiqike nga torturat që paramilitarët serbë ushtruan ndaj tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Vdekja e të ndjerit nga policia po cilësohet si e dyshimtë, për çka tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit./Rajoni.org/