Nis punën shërbimi i stomatologjisë në QMF-në e fshatit Tërstenik

Nga dje ka nisur punën shërbimi stomatologjik në QMF-në e fshatit Tërstenik të Komunës së Drenasit, shërbim ky i cili do të ofrohet për banorët e këtij fshati si dhe fshatrave përreth.

Nisjen e shërbimit e ka njoftuar Drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Drenasi, Lumnije Krapi, e cila ishte për vizitë në këtë qendër.

Shërbimi stomatologjik në këtë qendër do të ofrohet çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Tutje, Drejtoresha e këtij dikasteri theksoj se janë duke vazhduar me procedurat e hapjes së shërbimit stomatologjik edhe në dy QMF-të tjera, atë në Komoran dhe Arllat.👏

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbetet e përkushtuar ne ofrimin e shërbimeve për të gjithë banorët e komunës sonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë