Lladrovci: Lavdi hero i Kosovës, Afrim Bunjaku!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart heroin e Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u varros sot në Vushtrri.
Lladrovci ka shkruar se Afrim Bunjaki është “hero i Republikës e cila po fuqizohet çdo ditë dhe është e gatshme të përballet me kërcënimet e armiqve”.
Postimi i plotë:
Sot, u varros heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Ngushëllime familjes atdhetare Bunjaku dhe të gjithë qytetarëve që ju dhemb zemra për humbjen e jetës së policit të Kosovës në detyrë, në mbrojtje të Kosovës.
Ai është hero i ditëve tona, i sovranitetit dhe integritetit territorial, hero i Republikës e cila po fuqizohet çdo ditë dhe është e gatshme të përballet me kërcënimet e armiqve.
Lavdi hero i Kosovës, Afrim Bunjaku!
https://instagram.com/p/Cxn8YN7N_QT/