Pamjet nga shtëpia e policit të vrarë në veri

Një ngjarje tragjike po shënon ditën e sotme në vendin tonë, pasi është kryer një sulm i cili po cilësohet terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara është vrarë një rreshter i policisë e një tjetër ka mbetur i plagosur në fshatin Banjskë të Leposaviqit.
Siç raportohet polici i vrarë mëngjesin e sotëm është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. Zyrtari i forcave të rendit, u qëllua për vdekje në orën 2:34 të mëngjesit, në një pritë nga bandat kriminale serbe në Banjskë të Zveçanit.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani si dhe kryeministri, Albin Kurti i kanë shprehur ngushëllime familjes Bunjaku për humbjen e Afrimit, teksa nga shtëpia e të ndjerit janë publikuar edhe pamje, ku shihen të pranishëm forca policore si dhe ekipi mjekësor.
Teksa, pos tij, në këtë ngjarje mbeti i plagosur edhe një tjetër polic, e një tjetër i lënduar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës rreth kësaj ngjarje:
Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.