Kurti për sulmuesit: Erdhën për luftë me kamionë nga Zveçani

Vrasja e një zyrtari policor dhe plagosja e një tjetri, mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës ka çuar në këmbë shtetin. Këshillit i Sigurisë së Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje, teksa kryeministri Albin Kurti tashmë ka dalë në konferencë për media, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti në konferencë tha se janë 30 persona të armatosur, të cilët tashmë janë rrethuar nga Policia, ndërkohë që sulmet po vazhdojnë.

Ai u pyet për armatimin nëpër kisha që është raportuar më herët. Kurti tha se s’mund ta dijë analiza të tilla tash, por tha se s’ka dyshime se është e qartë se bëhet fjalë për formacione të organizuar që është i armatosur, por formacion profesional, mbi 30 individë.

“Kanë ardhur nga Zveçani përmes qendrës”.Për neve në këto momente më e rëndësishme është që ata të dorëzohen te organet. E kam të qartë që kanë ardhur të luftojnë, destabilizojnë”, u shpreh Kurti.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë