Lladrovci: Shkëlqimi i Edi Ramës ua verbon sytë armiqëve të kombit!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lartë paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama si kryesues i Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit, duke e quajtur gjigand dhe ka publikuar një pjesë të fjalimit të tij në Nju Jork.
Edi Rama, me fjalimin e tij, në Këshillin e Sigurimit i dha peshë e dimension të ri shqiptarëve dhe Kosovës, duke vënë në pah angazhimin e kotë rus kundër pavarësisë tonë. Me qëndrimin e tij parimor, Ai rizgjoi emocionet pro shqiptare në botë, me tituj shumë vlerësues në media të huaja, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.
Shkëlqimi i Edi Ramës ua verbon sytë armiqëve të kombit!
Fjalimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të Presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit, në Nju Jork, e rikonfirmoi dimensionin e tij politik e atdhetar, thjeshtë – gjigand.
Kalimtarët politikë, nuk e durojnë konsekuencën në politikë. Edi Rama ka kundërshtarë të cilët nuk e njohin konsekuencën as parimin në politikë, të tillët janë edhe në Shqipëri por edhe në shtetet tjera ku jetojnë shqiptarët.
Edi Rama, me fjalimin e tij, në Këshillin e Sigurimit i dha peshë e dimension të ri shqiptarëve dhe Kosovës, duke vënë në pah angazhimin e kotë rus kundër pavarësisë tonë. Me qëndrimin e tij parimor, Ai rizgjoi emocionet pro shqiptare në botë, me tituj shumë vlerësues në media të huaja.
Edi Rama ka qenë çdo herë i tillë. Politika ditore i ka bërë telallët të padurueshëm ndaj dimensionit të tij përtej standardeve të njohura në politikën aktuale gjithëkombëtare.
Të lumtë Edi Rama. Krenar me Juve!
https://www.instagram.com/reel/CxdQUNcNqGc/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==