Aksidenti në Korroticë të Epërme, lëndohet një person

DrenicaOnline ka raportuar sot për një aksident trafiku që ka ndodhur në Korroticë të Epërme ku janë përfshirë dy automjete, derisa njëra prej tyre është rrokullisur.

Në këtë aksident është lënduar një person për të cilin Policia deklaron se e ka gjendjen stabile.

Rastin e ka konfirmuar Blerina Ejupi, zëdhënëse në Policinë e Kosovës.

“Policia e Kosoves rreth orës 16:40 ka pranuar informate se në Korroticë të Epërme ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku te përfshira kanë qene dy automjete. Si pasojë një person ka pranuar tretman mjekesor, gjendja e te cilit për momentin është stabile”, tha ajo.

Ejupi shtoi se njësitet relevante janë duke u marr me rastin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë